75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / G T

“Rovershata” e McTominay tjetër nivel, e kalon edhe Cristiano Ronaldon!

Futbollisti i Napolit, Scott McTominay gjatë kësaj jave shënoi një eurogol me Kombëtaren e Skocisë, në fitoren ndaj Danimarkës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori realizoi gol me “rovershatë”, shkruan Indeksonline

Është mësuar se kjo “rovershatë” e futbollistit është më e mirë se ajo e Ronaldos ndaj Juventusit me fanellën e Real Madridit.

McTominay kërceu 2.53 metra, më shumë se Ronaldo (2.38). Dhe jo vetëm, mesfushori skocez ka thyer edhe rekordin e Paul Onuachu që e kishte deri në 2.41 metra./Indeksonline/