08:46 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Rowland “kapet” me rojen e sigurimit në Kanë

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Kelly Rowland, ka marrë vëmendje në Festivalin e Kanës.

Teksa të gjithë i kishin sytë në të teksa po parakalonte në tepihun e kuq, ajo vendosi të debatojë me një pjesëtare të sigurimit.

Ajo ishte duke ngjitur shkallët kur iu afrua pjesëtarja e sigurimit për t’i thënë diçka.

Rowland iu përgjigj me nervozizëm dhe i ngriti zërin.

Madje u nevojit edhe ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të sigurimit, për të qetësuar situatën.