17:50 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Roy Roznek i Odës Ekonomike të Izraelit: Në Comodita pashë që Kosova është Evropë, është Amerikë

Pas amerikanëve, gjermanëve, austriakëve, norvegjezëve e shumë mysafirëve tjerë për vizitë në Comodita erdhën edhe izraelitët.

Madje, Roy Roznek, mysafiri që erdhi të enjten mbrëma, në njërën prej fabrikave më të mëdha të dyshekëve dhe shpuzës në botë tha se mezi priti të vijë në Gjakovë.

Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Izraelit tha se nuk përtoi fare t’i bëjë gati 2 mijë kilometra për ta parë fabrikën për të cilën tha se po e përmendin të gjithë kur bëhet fjalë për cilësinë e padiskutueshme të dyshekëve.

Pasi u prit nga aksionari dhe stafi menaxherial i Comoditës, Roznek lëvdoi ata dhe punëtorët për profesionalizmin, përkushtimin, si edhe për pastërtinë në ambientet brenda dhe përreth fabrikës.