18:48 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Roza dhe Stine u kapën mat në club, flet ish- bashkëshortja e këngëtarit

Disa muaj më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi që këngëtari i njohur Stine dhe ish partnerja e tij Roza Lati, ishin duke u argëtuar në të njëjtin lokal. Ky lajm u komentua gjatë duke qenë se në atë kohë Stine ishte ende i lidhur me ish-partneren e tij, Grazia.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit “Why not”, Grazia ka zbuluar për herë të parë se si ka reaguar ajo ndaj këtij lajmi.

“Roza Lati dhe Stine kapen mat në club”, i thotë Roza Grazias, ndërkohë që ajo ja kthen: “Po si u kapët mat ju kur në atë club kam qenë edhe unë.”

Më vonë këngëtarja ka rrëfyer se shpesh herë asaj i vinin fjalë se e kishin parë ish partnerin e saj me Rozën dhe madje e pyesnin se si e duronte një veprim të tillë.