16:18 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Roza Lati dhe Arian Çani bien dakord: Femrat e shkurtra janë të papara në shtrat

I ftuar në emisionin “Why Not”  të Roza Latit, Arian Çani provoi edhe njëherë se është protagonist i pandreqshëm dhe fare natyrshëm e ktheu emisionin në favorin e tij. Pyetjet nisi t’i bëjë ai dhe sigurisht, si një gentleman i sprovuar i drejtoi dhe komplimenta Rozës, në stilin e tij.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” kishte parë fotot e Rozës në plazh që ka publikuar në Instagram dhe nuk nguroi ta përgëzojë publikisht për format. “Jam e vogël në zik, nuk e jap as moshën që kam, po me ca forma, pak me palestër, me pak shkathtësi, e shesim veten bukur… Do doja të isha 10 cm më shumë,” i kthehet moderatorja e “Why Not”, por Çani e di mirë çfarë pëlqehet. “Ti mund të pyesësh miqtë e tu meshkuj, një femër e gjatë është vështirësisht e menaxhueshme në shtrat. Kjo dihet. Femrat e gjata në shtrat janë një tmerr.”

Dhe Roza s’mund të ishte më dakord se kaq. Ndonëse u skuq pak në fillim, edhe partnerët e saj kanë patur këtë mendim për vajzat e shkurtra, ose më specikisht
për Rozën. “Me thënë të drejtën, impresioni që kam pas shtratit është shumë pozitiv.” Ja pra, vajzat e shkurtra, ngjala në shtrat!