75 Mall Live Search
19:57 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Roza Lati përcjell në një mesazh: Në këto ditë të ftohta dimri…

Moderatorja e njohur, Roza Lati e cila ka një karrierë të suksesshme shpesh herë përcjell mesazhe për çështje të ndryshme.

Edhe në një postim të bërë së fundi, ajo ka sjellur një mesazh për të mbrojtur kafshët në këto ditë të ftohta dimri, shkruan Indeksonline.

“Miq, ne keto dite te ftohta dimri, ata qe s’kane goje te flasin VUAJNE me shume… kafshet… por ato kafshe qe i mbani me zinxhir ne oborr… ju lutem nese keni dhembshuri, futini ne shtepi, mbajini ne te ngrohte, verini batanije te medha ne kolibe…. ju lutem… po ngrijne kafshet e gjora nga i ftohti, se as nuk ikin dot se jane me zinxhir… ne instaStory kam publikuar per nje te vertet tjeter te hidhur…. peliçet”, ka shkruar Roza në postimin e saj.

Ndryshe, prezantuesja po vazhdon suksesshëm me emisionin e saj të përjavshëm ‘Why Not”./Indeksonline/