Roza Lati përshkruan natën e tërmetit: Sytë i kisha nga deti se mos po na gllabëronte
Shqipëria u prek nga një tërmet i rëndë ku mbeten shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale.
Të gjithë përjetuan një natë tragjike dhe këtë përjetim përmes një statusi në Instagram e ka përshkruar edhe moderatorja e njohur, Roza Lati.
Ajo tregon se si e përjetoi mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit së bashku me nënën e saj, Rita Lati.

“Tërmeti binte dhe unë shtrëngoja dorën e mamit. Sytë i kisha nga deti (10 metra larg nga dhoma) se mos po na gllabëronte dhe rrahjet e zemrës sime i dëgjoja dhe më kumbonin në kokë”.
Kujtojmë se shtete fqinje dhe Evropa kanë nisur ndihmat emergjente për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë./Indeksonline/