75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Z S

Rozana dhe Gerta përballë njëra-tjetrës në ekran

Muaj më pare ishte raportuar që në muajin maj dy emra të njohur, Gerta Gixhari dhe Rozana Radi, mund të viheshin përballë njëra-tjetrës në një format televiziv që do t’i ribashkonte pas “Big Brother VIP 4”.

Dhe duket se kjo skenë po bëhet realitet.

“Goca dhe Gra”, talk shoë i Top Channel që sjell në një panel moderatore dhe të ftuara për të trajtuar tema të mprehta të përditshmërisë, këtë vit po përgatitet për një rikthim të fortë.

Në sezonin e shkuar aty ishin Kleoniki Delijorgji, Gerta Gixhari, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Egla Ceno.

Këtë sezon, sipas thashethemeve të shpërndara nga moderatori i “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, pritet që panelet të jenë Ema Andrea, Anila Basha, Rozana Radi dhe Gerta Gixhari.

Dhe nuk mbaron me kaq – një tjetër emër që përflitet është ai i Sherina Spahiut, që mund të sjellë një tjetër dinamikë në grup.

E vërteta do të zbulohet më 30 shtator, kur programi nis live në ekranin e Top Channel. Një sezon që premton tension, energji dhe debate të nxehta. Mos e humbisni!/Indeksonline/