Rozana mahnit me elegancën, ekspozon trupin si peshk
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri fotosh ku shfaqet më joshëse se kurrë më parë.
Në imazhin e fundit të publikuar, ajo shihet e veshur me një fustan elegant ngjyrë neon, duke theksuar linjat e saj perfekte, shkruan Indeksonline.

Në përshkrimin e fotos, Rozana shkruan me humor: “Stop make a pose. 📸”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Vogue” nga Madonna.

Postimi ka marrë me dhjetëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe stilin e saj gjithmonë unik.

Rozana, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me kombinime të guximshme dhe pozat plot vetëbesim./Indeksonline/

