Rozana Radi dedikim prekës për babanë e ndjerë
Këngëtarja dhe tekst shkruesja e njohur, Rozana Radi ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.
Por, ajo po vazhdon të jetë pranë adhuruesve të saj përmes rrjeteve sociale ku edhe është mjaft aktive, shkruan Indeksonline.
Në një postim të fundi që këngëtarja e njohur ka bërë në Instagram bëri një dedikim emocional dhe prekës për babain e saj të ndjerë.
“Jam mërzitur për babanë i cili më thonte të kisha kujdes për vetën. Ah sikur të kisha mundësi ta lajmëroja se e humba vetën ditën kur ai u largua”, ka shkruar Rozana.
Kujtojmë që projekti i fundit i Rozana Radit është kënga ‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” me të cilën konkurroi në festivalin ‘Kënga Magjike’./Indeksonline/
