11:50 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rozana Radi feston ditëlindjen e 41-të, shfaqet në formë kaq të mirë

Këngëtarja e njohur nga Tirana, Rozana Radi, ka festuar ditëlindjen e 41-të.

Artistja e famshme në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat.

Ajo nuk harroi t’i falënderonte të gjithë dhe këtë e bëri përmes një fotografie përmes së cilës tregoi se mosha për të është vetëm numër.

E veshur me të shkurtra, Rozana ka shkruar 41, flm për urimet. Një dolli për veten time që më shumë se të fikë qirinj më pëlqen të ndez ëndrra”./Indeksonline/