75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / AR

Rozana Radi i reagon Trixës: Puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë

Pasi Beatrix doli me një video ku u pa e përlotur teksa reagoi për bullizimin që i është bërë muajt e fundit, ka marrë mbështetje nga artistet shqiptare.

Pas Vera Orës, edhe Rozana Radi m një postim në Instastory i ofroi përkrahje, shkruan Indeksonline.

Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.

Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.

Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”, shkroi këngëtarja./Indeksonline/