12:44 / E Martë, 29 Shtator 2020

Rozana urim emocional për motrën: Sa mirë që erdha në këtë botë pas teje

Sot po feston ditëlindjen motra e këngëtares së njohur nga Shqipëria, Rozana Radit, Andeta.

E në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte edhe një urim i veçantë i artistes.

Me një fotografi të publikuar në Instagram ku shihet pranë së motrës, Rozana zgjodhi fjalët më të bukura.

“Nuk ka asnjë në botë të më njohë siç më njeh ti! Flm që je aty për mua gjithmonë! Sa mirë që erdha në këtë botë pas teje se nuk e di a do mund të isha kjo që jam sot nëse do të ishte ndryshe, Gëzofsh 100. Gjithë jetën bashkë UN & TI”, ka shkruar Rozana në urim./Indeksonline/