Rozeta Hajdari: Të funksionojnë ndërmarrjet publike, të mos krijohet ndonjë hendek problematik

13 është numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Si pasojë e kësaj Qeveria e Kosovës ditë më parë ndërmori masa të shumta që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e COVID-19.
Poashtu qytetarët janë lutur që të qëndrojnë më tepër në shtëpi dhe të dalin vetëm kur kanë nevojë për të kryer ndonjë obligim shumë të rëndësishëm.
Kurse sot ministrja e Tregtisë, Ekonomisë, Punësimit, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari ka deklaruar se është shumë me rëndësi që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet publike të funksionojnë që të mos krijohet ndonjë hendek i punës.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KEDS,KEK,KOSTT si dhe do të takoj edhe ndërmarrjet e ujit. Poashtu edhe bizneset. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbimet komunale dhe esenciale të kryejnë obligimet, pasi nëse paguhen rrogat duhet të kryhen edhe obligimet”, tha Hajdari.
Ajo theksoi që luten që të mos krijohet ndonjë hendek sepse kjo mund të krijojë problematik në ndërmarrjet publike.
“Rezervat shtetërore janë të ruajtura kryesisht si gruri, mallrat agro-ushqimore, nafta dhe barërat”, shtoi ajo./Indeksonline/