“Rradhët e refugjatëve rriten, ndërsa hapësira e azilit zvogëlohet”
Më shumë se 2 milionë njerëz që janë larguar nga luftërat apo persekutimet janë bashkuar me radhët e refugjatëve të botës këtë vit, tha të hënën zyrtari i lartë i refugjatëve të OKB-së.
“ 650,000 njerëz janë nga Sudani i Jugut dhe 500,000 janë myslimanë Rohingyh, të cilët kanë shpëtuar nga dhuna në Myanmar duke shkuar në Bangladesh gjatë pesë javëve të fundit, shumë prej të cilëve pa shtetësi”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi.
“Ata shpesh arrijnë të sëmurë, të traumatizuar dhe të uritur, në vende të largëta kufitare. Shumë prej tyre kanë nevoja urgjente për mbrojtje – fëmijët e ndarë nga familjet e tyre, burra, gra, vajza dhe djem të ekspozuar ndaj dhunës seksuale dhe gjinore “, tha ai.
Grandi poashtu tha se masat për të kufizuar hyrjen, procedurat kufizuese të azilit, ndalimi i papërcaktuar në kushte të tmerrshme janë rritur, duke thënë se kjo duhet të ndryshojë pasi refugjatët kanë nevojë për ndihmë.
“Rradhët e refugjatëve çdo ditë po shkon duke u rritur, ndërsa hapësira e azilit po shkon duke u zvogëluar”, përfundoi ai./AktivPress