20:58 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Agim Bahtiri rrafshon pyllin në fshatin Kçiq, banorët dalin kundër vendimit të tij

Me vendim të kryetarit të komunës së  Mitrovicës, Agim Bahtiri, pylli me pisha në fshatin Kçiq është rrafshuar.

Kjo po bëhet për të ndërtuar disa shtëpi për njerëzit në nevojë, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, banoret e fshatit po shprehen të nevrikosur me veprimin e Bahtirit për të shkatërruar pishat shumë pranë fshatit.

Banorët kanë dorëzuar një ankesë në Komunë, ku shprehen se janë kundër shkatërrimit të kësaj prone publike të gjelbër për t’u ndërtuar shtëpi.

Sidoqoftë, fshatarët e Kçiqit kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë këtë gjë dhe do të marrin masa edhe të tjera përpos ankesës./Indeksonline/.