11:11 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrah babanë dhe vëllain, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar në Prishtinë një person pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dy viktima, vëllanë dhe babin e tij.

I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë (babain dhe vëllain e tij ). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./Indeksonline/