09:03 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Rrah babanë dhe vëllain e tij, arrestohet gjilanasi

Është arrestuar në orët e vona pas mesnatës të së enjtes, një person nga fshati Malishevë i Gjilanit, pasi që i njëjti derisa ishte nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe sulmuar fizikisht dy viktimat babanë dhe vëllain e tij, transmeton IndeksOnline.

Sic ka njoftuar tutje policia, të dy viktimat nuk raportohet se kanë pësuar lëndime ndërsa gjilanasi, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/