75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dhunon bashkëshorten, policia e arreston të dyshuarin, në Vushtrri

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas rastit, viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, ndërsa personit i cili dyshohet se e ka kryer veprën, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /IndeksOnline/

“Një rast me elemente të veprës penale “dhunë në familje” është raportuar sot më 25 nëntor 2019 në Vushtrri. Bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave të tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike me ç’ast viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.  

 Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar, i cili është intervistuar.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.