75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrah gruan, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij në Lipjan, përcjellë Indeksonline.

Siç bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës, viktima nga sulmi ka pësuar lëndime trupore për të cilat edhe është dërguar në tretmant mjekësor.

 “Viktima femër K/Shqiptare raporton se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat  i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”. /Indeksonline/