Rrah gruan, arrestohet llapjani
Një person është arrestuar në Podujevë pasi ka sulmuar gruan e tij, përcjellë Indeksonline.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është trajtuar në Emergjencë pas lëndimeve të marra, derisa thuhet se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje në familje.
“Më 10.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Indeksonline/