Rrah gruan, Gjykata i cakton masën e paraburgimit prej një muaji

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së. I dyshuari ka ushtruar dhunë fizike e psikike mbi gruan e tij në mënyrë të vazhdueshme, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore të Prishtinës
Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për veprën penale dhunë në familje
Prishtinë, 11 maj 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së.
Të pandehurit M.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuriM.V. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, pasi që i njëjtinë mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës