Rrah gruan një person në Podujevë, policia më pas i gjen një AK-47

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një AK-47 me 200 fishekë, raporton IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.