75 Mall Live Search
12:58 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dhunon nënën, arrestohet i dyshuari

Policia raporton se në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin të nacionalitetit ashkali pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe pas trajtimit mjekësor me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.