14:57 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Rraha” i serialit “Egjeli” me fotografi emocionuese për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit po ofron. Festë së cilës i gëzohen të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ndërsa janë artistët ata që komentohen më së shumti në këtë ditë, pikërisht për shkak të koncerteve të ndryshme që mbajnë si jashtë ashtu dhe brenda vendit, shkruan Indeksonline.

E një vije edhe nga aktori kosovar Mevlyd Osmani, i cili u bë një personazh i dashur për publikut përmes rolit të “Rrahës” në serialin komik “Egjeli”.
Mevlydi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Facebook. Ai duket ë veshje tradicionale me plis në kokë, i përkulur para flamurit Kuq e Zi./Indeksonline/