17:00 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahamani i përgjigjet gazetarit anglez se a do të ketë thirrje raciste nga tifozët e Kosovës

Amir Rrahmani ka folur në një konferncë për media për ndeshjen kundër Anglisë, ai përveq tjerash tregoi se nga ndeshja e kaluar janë zhgënyer mjaftë shumë.

‘Eshtë e vërtetë që kemi pas zhgënjim gjith lojtarët, stafi po ashtu edhe populli, se kemi jetu me ëndrrën qe të kualifikohemi, dhe po ashtu ndeshja që do ta luajmë nesër do të ishte me e rendësishme se ç’është tash’, tha Rrahmani.

Ai po ashtu u pyet nga një gazetar anglez se a do të ketë thirrje raciste nga tifozët për arsye që kudo që luajnë i kanë këto shqetësime lojtarët e anglisë.

Mirëpo futbollisti i Kosovës i tha që nuk do të ketë thirrje raciste sepse tifozët janë shumë të sjellshëm e madje shumë futbollistë të Anglisë edhe futbollistët e preferuar për tifozët tanë dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve janë mjaftë të mira.

Rrahmani po ashtu tha ‘Normalisht është e rëndësishme, ta mbyllësh kampanjën me fitore, e dimë që e kemi edhe një kundërshtarë të fortë dhe fitorja do të thoshte që jemi kthyer nga një zhgënjim në një fitore te madhe’.

/Indeksonline/.