Rrahë gruan, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Gjilan pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Indeksonline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës. /Indeksonline/