12:05 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pëleshen 4 persona, në Rahovec, përdoret edhe arma e zjarrit

Katër persona janë përlshur të enjten në Rahovec, ku njëri prej tyre ka ikur nga Policia e Kosovës, ndërsa tre të tjerët janë arrestuar, shkruan Indeksonline.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj shqiptar pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, janë përleshur ndëmjet vete dhe dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri. Në vendin ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Rasti është në procedurë./Indeksonline/