Rrahen disa persona në Fushë Kosovë, një therret me thikë

Disa persona janë rrahur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.
Nga informatat e para dyshohet për dy persona të lenduar dhe së paku njeri nga ta të ketë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
Kështu thanë nga Policia e Kosovës për IndeksOnline.
“Rreth orës 14:00 policia ka pranuar informaten për një rrahje në progres në rrugën “28 Nentori” në Fushë Kosovë.
Nga informatat e para dyshohet për dy persona të lenduar dhe së paku njeri nga ta të ketë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
Të njëjtit janë transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci./IndeksOnline/