75 Mall Live Search
09:27 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Rrahen dy policë në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftur se është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë në Kaçanik.

Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policiorë gjatë kontrollimit të dokumentave.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të dokumenteve, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë (një femër dhe një mashkull). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/