10:09 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Përleshen femrat në Prishtinë, njëra nga to sulmon edhe policen

Policia e Kosovës ka arrestuar tri femra, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore.

 Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar trajtim mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 Kurse dy të dyshuarat e tjera janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/