75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 30 Shtator 2022 / k.v

Rrahën fort mes veti dy meshkuj dhe një femër në Fushë Kosovë

Pas një mosmarrëveshje të ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë janë përleshur fizikisht në mes vete dy meshkuj dhe një femër, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e përleshjes të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur pas orës 20:00. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në nivel të stacionit./IndeksOnline/