75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / k.v

Rrahën fort mes veti katër persona në Bardhosh, dy përfundojnë në QKUK e dy prapa grilave

Pas një mosmarrëveshje të ndodhur të enjten në mesditë, janë rrahur mes veti katër meshkuj në Bardhosh të Prishtinës.

Si pasojë e rrahjes, të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/