75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rrahen gjatë seancës në Gjykatën e Ferizajt, policia përdor sprejin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një përleshje që ka ndodhur dje në Gjykatën e Ferizajt.

Policia ka treguar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, pasi që ata gjatë një seance gjyqësore, janë përleshur fizikisht ndërmjete vete.

Për të futur situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprejin.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.