20:27 / E Premte, 07 Gusht 2020

Rrahen mes vete 5 persona në Pejë, bëhen për spital

Me datё 07.08.2020 rreth orёs 16:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar për një rrahje ne mes te disa personave e cila ka ndodhur në rrugen “Hysni Rama” në Pejë.  

Njësitet policore menjëherë kanё dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar pesё (5) persoan tё cilёt ishin tё pёrfshirё ne rrahje.

Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim Policor prej 48- orёsh.