Rrahen mes vete babë e bir në Ferizaj
Babë e bir nga Ferizaj janë rrahur mes vete, me ç’rast kanë pësuar edhe lëndime trupore.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një shufër metali dhe një thikë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet./Indeksonline/