75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrahen mes vete dy djem në Drenas, përfshihet edhe një femër

Një përleshje ka ndodhur dje në fshatin Fushticë të Poshtme në Drenas, ku janë përfshirë dy meshkujt dhe një femër.

Sipas policisë, të dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si viktimë në rast ka qenë e përfshirë edhe një femër.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/