Rrahen mes vete gjashtë persona në Istog

Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje në Istog.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:42, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas policisë, dy nga gjashtë të dyshuarit të përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit 5 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.