75 Mall Live Search
11:20 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Rrahen mes vete tre persona në Klinë, lëndohet një femër

Foto ilustrim

Në fshatin Qupevë të Klinës, dje rreth orës 18:00 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit janë rrahur mes vete lidhur me një mosmarrëveshje familjare.

Si pasojë lëndime të lehta trupore ka pësuar një femër, e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar./Indeksonline/