75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Rrahën mes veti/ Arrestohen dy persona në Stanofc të Vushtrrisë

Janë arrestuar dy persona në Stanofc i Ulët të Vushtrrisë, pasi që kanë sulmuar njëri tjetrin me mjetet të forta.

Lëndime trupore ka pësuar dëshmitari, i cili kishte tentuar të ndalojë konfliktin.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/