75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrahen mes veti, arrestohen dy të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare janë rrahur mes veti.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore andaj edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Indeksonline/