Rrahën mes veti katër persona në Suharekë, policia i arreston të gjithë

Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Suharekë të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Që të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, transmeton IndeksOnline.
Të dyshuarit me urdhër verbal të prokurorit janë mbajtur në ndalim policor për 6 orë, pastaj janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/