Rrahën mes veti pesë persona në Çagllavicë, njëri prej tyre theret me thikë

Pas një mosmarrëveshje të ndodhur pasditen e së mërkurës në Çagllavicë, pesë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lëndime.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/