Rrahën mes veti pesë persona në Mitrovicë, policia i dërgon në mbajtje të gjithë

Sot, rreth orës 03:30, në Stacionin Policor në Mitrovicë është raportuar për një rrahje të disa personave në rrugën “Bislim Bjagora”.
Njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe kanë takuar pesë persona të dyshuar të involvuar në rrahje dhe si provë materiale janë konfiskuar dy shufra metalike te cilat dyshohet që janë përdorur në rast.
Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu dhe kanë marr tretmanin mjekësor, ku pas marrjes se tretmanit mjekësor te pesë personat e dyshuar janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu.
Pas intervistimit të pesë të dyshuarve me urdhër të prokurorit të rastit ju është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale.