Përleshen ndërmjet vete 8 të mitur, në Prizren

Tetë të mitur janë përfshirë në një sherr fizik, mëngjesin e djeshëm në Prizren.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pasi të miturit kishin një mosmarrëveshje, shkruan IndeksOnline.
Tre nga të përfshirët në rast kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë trajtim mjekësor.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./IndeksOnline/