09:22 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrahën punëtorët e KEDS-it në sy të policëve, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Mazgit të Obiliqit, të cilët kanë sulmuar punëtorët e KEDS-it.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar punëtorët e KEDS-it gjatë detyrës në prezencë të policisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: