Rrahën tre persona në Prishtinë pas një kontesti pronësor

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, nën dyshimin se u rrahën mes vete si pasojë e një kontesti pronësor.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi”, ndërsa të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor, ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftim. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.