Rrahen tri vajza në Prishtinë

Tri vajza u arrestuan në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë.
Deri te arrestimi i tyre erdhi pasi të dyshuarat u përleshen mes vete.
Sipas policisë, shkak i përleshjes ishte një mosmarrëveshje.
“Dy nga të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.