75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / k.v

Rrahet çifti në stacion të autobusëve në Prishtinë, intervenon policia

Një rrahje mes një çifti ka ndodhur mbrëmë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe viktima, femër e mitur janë përleshur fizikisht për arsyeje akoma të panjohura.

Policia ka intervenuar në rast duke i dërguar që të dy në stacion policor për intervistim.

“Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/