75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Rrahet dhe grabitet një person në Mitrovicë

Një person ka raportuar në polici se është rrahur dhe grabiitur nfa dy persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Sipas ankuesit, të dyshuarit e kishin goditur atë me grushta, teksa nën kercënimin e armës i kishin grabitur 150 euro para të gatshme dhe disa pako me cigare.

Pas ngjarjes, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur… Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante” thuhet në njoftimin e policisë.